Tërmet shkatërrues 7.7 magnitudë godet Azinë Juglindore/Pamje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Tërmet shkatërrues 7.7 magnitudë godet Azinë Juglindore/Pamje

    Insajderi
    28 March 2025 - 09:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tërmeti i fuqishëm në Mianmar me magnitudë 7.7 goditi disa vende në Azinë Juglindore: Bangladesh, Indi, Laos, Tajlandë.

    Ndërkohë, Qendra e Rrjeteve të Tërmeteve të Kinës (CENC) tha se tronditja ishte me magnitudë 7.9, sipas agjencisë së lajmeve Xinhua, me një postim në mediat sociale nga CENC duke thënë se “dridhjet u ndjenë në Yunnan”.

    Agjencia e lajmeve AFP raportoi nga kryeqyteti i Myamar, Naypyidaë, se rrugët u çanë nga forca e lëkundjeve dhe copa tavanesh ranë nga ndërtesat.

    Në kryeqytetin fqinj të Tajlandës, Bangkok, banorë të befasuar dolën nga ndërtesat e larta. Dëshmitarët thanë se lëkundjet ishin mjaft të forta.

    Tërmeti me magnitudë 7.7 në Mianmar, pamje të shtëpive
    “E dëgjova dhe isha duke fjetur në shtëpi, vrapova sa më shumë me pizhame nga ndërtesa,” i tha AFP Duangjai, një banor i qytetit turistik të njohur verior Chiang Mai.

    Tërmeti me magnitudë 7.7 në Mianmar, pamje të shtëpive
    Disa shërbime të metrosë dhe hekurudhave të lehta u pezulluan në Bangkok.

    Kryeministrja tajlandeze Paetongtarn Shinawatra tha të premten se kishte ndërprerë një vizitë zyrtare në ishullin jugor të Phuket për të mbajtur një “takim urgjent” pas një tërmeti të fuqishëm, sipas një postimi në X.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark