Një tërmet i ri i fuqishëm goditi Kroacinë dhe u ndie në vendet e rajonit. Sipas Qendrës Evropiane dhe Mesdhetare Sizmologjike, një tërmet me fuqi 6.3 ballë tronditi Kroacinë të martën pas orës 12 të ditës, me epiqendrën në jug të Zagrebit. Ky është tërmeti më i fuqishëm deri më tani që ka goditur vendin këtë vit.
Një tërmet i tillë, sipas QEMS, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në afërsi të epiqendrës.
Më vonë u njoftua se qendra e tërmetit, e cila tronditi Kroacinë rreth orës 12:20 pasdite, ishte 46 kilometra nga Zagrebi dhe nëntë kilometra në jugperëndim të Sisakut në zonën e Petrinjes, njofton “Veçernji List”.
Tërmeti ndodhi pak para orës 12:19 në një thellësi prej 10 kilometrash.
Tërmeti shkaktoi dëme edhe në ndërtesat në Zagreb, por aktualisht nuk ka njoftime për viktima, ka thënë për HINA Pavlle Kalliniq, shefi i Zyrës së Menaxhimit të Emergjencave të Qytetit të Zagrebit, pas tërmetit të fuqishëm.
Kalliniq tha se ata menjëherë u nisën për të siguruar ndihmë për viktimat në Petrinje dhe në pjesën tjetër të zonës që ishte goditur fuqishëm nga tërmeti.
Zyra për Menaxhimin e Emergjencave të Qytetit të Zagrebit njoftoi se sot në 12 orë dhe 19 minuta, sizmologët e Shërbimit Sizmologjik regjistruan një tërmet jashtëzakonisht të fortë / shkatërrues me një epiqendër 5 kilometra në jugperëndim të qytetit të Petrinjës.
Intensiteti në epiqendrën e këtij tërmeti shkatërrues u vlerësua në shkallët VIII-IX të shkallës së Qendrës Evropiane Mesdhetare Sizmologjike.
Tërmeti u ndie në të gjithë Kroacinë dhe në vendet fqinje. Pjesa më e madhe e Zagrebit mbeti pa energji elektrike, veturat janë në kolona, tramvajet janë ndalur, qytetarët janë në rrugë, shumica e linjave telefonike nuk punojnë, nuk ka panik por ka shumë frikë.
Pritet një dëm më i madh material, njoftoi Shërbimi Sizmologjik i Republikës së Kroacisë, të cilit i referohet “Veçernji List”.
Në deklaratën e tij të parë pas tërmetit shkatërrues që e goditi Petrinjën, kryetari i Komunës së Petrinjës Darinko Dumbovićqtha se gjysma e qytetit është shkatërruar dhe kërkoi ndihmë urgjente për t’u dërguar në Petrinje.
“Ne po tërheqim njerëz nga vetura, kemi të vdekur dhe të plagosur, gjithashtu dëgjova që edhe kopshti ishte shembur, por për fat të mirë nuk kishte fëmijë në kopsht, ndërsa fëmijët e tjerë arritën të shpëtojnë”, ka thënë Dumboviq.
“Ekziston një panik i përgjithshëm, njerëzit po kërkojnë të afërmit”, shtoi ai dhe u bëri thirrje të gjithëve që mund t’i vijnë në ndihmë Petrinjës, veçanërisht zjarrfikësit profesionistë dhe ushtria.
Një nëne, fëmija e të cilës ka vdekur, po i ipet ndihmë dhe ajo është në shok të thellë, lajmëron “Jutarnji List”.
Një person u tërhoq pa ndjenja nga një ndërtesë, ndërsa një tjetër doli me këmbët e veta.
Sipas Zyrës Sllovene të Sizmologjisë dhe Gjeologjisë, tërmeti u ndje në të gjithë Slloveninë, raporton gazetari i Al Jazeera, Gashper Llubej.
Ai shton se Centrali Bërthamor në Kërshko u ndalua si masë paraprake, gjë që është e zakonshme në rastin e tërmeteve të forta./Insajderi.org.