Tërmetet kanë vazhduar në Santorini të Greqisë gjatë natës e ditës së mërkurë ndërsa autoritetet kanë ngritur planet e emergjencave në rast se dridhjet e vogla përgjatë ditësh do të çojnë në një tërmet më të madh.
Ministri për Mbrojtjen Civile, Vassilis Kikilias, ka thënë se janë të detyruar të bëjnë skenarë për çdo situatë të mundshme.
Greqia shtrihet në një zonë shumë aktive sizmike dhe tërmetet janë të shpeshta. Por, është e rrallë që ndonjë pjesë e shtetit të përjetojë tërmete kaq intensive si tani, raportoi AP.
Autoritetet kanë ndaluar qasjen në disa zona dhe kanë urdhëruar që shkollat të mbyllen. Ngjarjet publike në Santorini janë anuluar dhe zonat më turistike po ashtu janë mbyllur.
Mijëra banorë e turistë janë larguar nga Santorini, të frikësuar nga tërmetet që kanë qenë nga 3 deri në 5 shkallë të Rihterit.