Tërmeti 6.2 i shkallës Rihter godet Tajvanin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Tërmeti 6.2 i shkallës Rihter godet Tajvanin

    Insajderi
    24 October 2023 - 09:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një tërmet me magnitudë 6.2 të shkallës Rihter ka goditur brigjet lindore të Tajvanit, këtë mëngjes në orën 07:05. Mediat e huaja shkruajnë se lëkundjet u ndjenë në të gjithë vendin, por fatmirësisht nuk raportohen lëndime apo dëme.

    Sipas autoriteteve atje, epiqendra e tërmetit ishte në det, reth 120.2 kilometra në lindje të Hall të Qarkut Hualien, në një thellësi prej 5.7 km.

    Zonat që u prekën më së shumti ishin: Yilan, Hualien, Hsinchu, Chiayi, Yunlin dhe Changhua.

    Lëkundjet u ndjenë dhe në kryeqytet, Taipei.

    Kujtojmë se Tajvani është prekur dhe më herët nga tërmetet duke shkaktuar një numër të lartë viktimash, ku veçojmë atë të 1999-ës ose 2016-ës


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark