Termeti godet Greqinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Termeti godet Greqinë

    Insajderi
    03 September 2022 - 11:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një tërmet me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në det pranë ishullit grek të Kretës, njoftoi Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar në Athinë.

    Epiqendra e tërmetit ishte 30 kilometra në jug-juglindje të Zakros, në prefekturën e Lasithit, raporton Kathimerini.

    Tërmeti është ndjerë në shumë zona të Kretës lindore, por edhe në Heraklion.

    Deri më tani nuk ka informacione për dëme, raporton reuters.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark