Tërmeti godet Turqinë, epiqendra e njejtë me tragjedinë e 6 shkurtit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Tërmeti godet Turqinë, epiqendra e njejtë me tragjedinë e 6 shkurtit

    Insajderi
    23 September 2023 - 17:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter u regjistrua në provincën Kahramanmaraş në Turqinë juglindore këtë të shtunë.

    Sipas një njoftimi nga autoriteti i menaxhimit të fatkeqësive (AFAD), në rrjetin social X, lëkundjet janë regjistruar në orën 11:22 me orën lokale dhe epiqendra ishte në rajonin Goksun.

    Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 8.48 kilometrash.- Advertisement –

    Kujtojmë se në provincën e Kahramanm araş më 6 shkurt, një tërmete me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë shkaktoi një tragjedi me mbi 55 mijë viktima.

    Lëkundjet, u ndjenë në 11 provinca të Turqisë, por shkaktuan viktima dhe në Sirinë veriore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark