Tërmeti i fuqishëm që goditi mbrëmë Bosnjë dhe Hercegovinën i ka marrë jetën një 27-vjçareje nga Stolaci që nuk arriti t’i mbijetojë plagëve që mori si pasojë e rënies së një shkëmbi në shtëpinë e saj.
Prindërit e vajzës raportohen se gjithashtu janë të lënduar dhe në trajtim në spital. Edhe pse nuk dihet për një numër të saktë të të lënduarve nga tërmeti, siç raportojnë mediat boshnjake, ai është i lartë.
Tërmeti, që sipas EMSC ka qenë 5.7 ballë të Rihterit, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa lokacione.
I njëjti tërmet është ndjerë edhe në vendin tonë, si dhe në Kroaci, Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Serbi.