Tërmeti me katër viktima në Japoni, vazhdojnë kërkimet nën rrënoja, qindra të plagosur – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Tërmeti me katër viktima në Japoni, vazhdojnë kërkimet nën rrënoja, qindra të plagosur

    Insajderi
    01 January 2024 - 22:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Japonia u godit nga një tërmet me magnitudë 7.6 dhe dhjetëra pasgoditje të tjera. Të paktën katër persona humbën jetën, qindra të tjerë u plagosën dhe mijëra u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre.

    Frika për një rritje të numrit të viktimave është e madhe, pasi autoritetet ende vijojnë kërkimet nën rrënojat e ndërtesa, pasi dyshohet se mund të ketë persona të bllokuar.

    Rreth 60 pasgoditje janë regjistruar që nga tërmeti fillestar.

    “Ka njerëz të bllokuara sepse shumë ndërtesa janë shkatërruar”, thanë autoritetet vendase.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark