×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Tërmeti në Turqi – tre godina janë shembur, nuk raportohet për viktima

    Insajderi
    16 October 2024 - 12:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Turqia është goditur sot nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.9 gradë të shkallës Rihter, ndonëse disa media lokale raportojnë se ai ishte edhe më i fortë dhe arrinte në 6.0 gradë.

    Tërmeti u regjistrua në orën 10:46 me orën lokale me epiqendër në lagjen Kale, Malatya dhe u ndje edhe në Dijarbakır, Elazig dhe disa qytete të tjera në lindje të Turqisë.

    Ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya iu drejtua publikut me informacionin e parë pas tërmetit të fuqishëm.

    “Gjithsej tre ndërtesa u shembën pjesërisht, nga një në Malatya, Sanliurf dhe Elazig. Nuk pati viktima njerëzore,” tha ai.

    Tërmet është ndjerë në Anadollin lindor, Anadollin juglindor, si dhe në Siri, Gjeorgji dhe Armeni.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark