Tërmeti në Turqi - Vdes një 14 vjeçare dhe dhjetëra të plagosur nga paniku - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tërmeti në Turqi – Vdes një 14 vjeçare dhe dhjetëra të plagosur nga paniku

    Insajderi
    03 June 2025 - 08:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një vajzë 14-vjeçare vdiq dhe dhjetëra të tjerë u plagosën të martën herët, ndërsa paniku dhe frika i përfshiu banorët gjatë një tërmeti me magnitudë 5.8 që goditi brigjet e Marmaris në provincën jugperëndimore Mugla të Turqisë, sipas Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) të Turqisë.

    Afranur Gunlu, e cila pësoi një sulm paniku gjatë dridhjeve në rrethin Fethiye, u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi të shpëtohej pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, konfirmoi Guvernatori i Muglas, Idris Akbiyik, raporton Anadulu.

    Tërmeti, i cili ndodhi në një thellësi prej 67.91 kilometrash dhe 10.43 kilometrash larg brigjeve të Marmaris në Detin Mesdhe, nuk shkaktoi dëme të mëdha strukturore, por frika bëri që shumë të hidheshin nga lartësitë ose të iknin nga ndërtesat.

    Guvernatori Akbiyik tha se 69 persona u prekën nga tërmeti, me lëndime kryesisht si pasojë e përpjekjeve të panikut për t’u arratisur.

    “Gjithsej 55 qytetarë janë shtruar në spitale — 10 me ambulancë dhe 45 në këmbë. Katërmbëdhjetë qytetarë refuzuan të transferoheshin dhe u trajtuan në vend,” tha ai. “Një pacient u shtrua në spital, 46 po marrin trajtim në dhomën e urgjencës dhe tetë janë larguar nga spitali.”

    Vlerësimet fillestare gjetën vetëm dëme të vogla në dy ndërtesa në Marmaris, duke përfshirë çarje në mure, por nuk është raportuar ndonjë dëmtim i konsiderueshëm.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark