Termi i popullarizuar “Nub” të cilin Gjesti “e bëri të famshëm”, ja cili është kuptimi i saj – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Termi i popullarizuar “Nub” të cilin Gjesti “e bëri të famshëm”, ja cili është kuptimi i saj

    Insajderi
    06 February 2025 - 16:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.


    Termi “Nub” (Noob) ka fituar një popullaritet të gjerë, e posaçërisht nga Gjesti, sensacioni i këtij edicioni të Big Brother VIP Albania.

    Por cili është kuptimi i kësaj fjale?

    Termi “Nub” që është një zhargon nga gjuha angleze është një term i popullarizuar në video-lojëra, që përdoret nga lojtarët apo game-erat.

    Kryesisht do të thotë që dikush është fillestar, i papërvojë ose i paaftë në diçka, veçanërisht në lojëra online ose në situata të caktuara sociale. Në varësi të kontekstit, mund të përdoret edhe në mënyrë tallëse për dikë që nuk di të bëjë diçka siç duhet.
    Në video-lojëra, fjala “nub” (ose noob) përdoret për t’iu referuar një lojtari që është i papërvojë ose nuk kupton mekanikat e lojës.

    Shpesh ka një kuptim tallës ose negative, duke nënkuptuar se lojtari nuk përmirësohet apo nuk mëson nga gabimet e tij.

    Ky term pati diskutim të gjerë për faktin se Gjesti e kishte përmendur disa herë, madje në një prime u pyet nga moderatori Ledion Liço se cili ishte kuptimi.

    Gjesti më pas iu përgjigj duke i thënë se është një term për “fillestarët” që përdoret nga game-erët.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark