Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka reaguar ndaj organizimit të “Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë” që po mbahet sot në Prishtinën me organizim të presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Tërmkolli, përmes një postimi në facebook, e ka quajtur Osmanin “Presidente Fake”, duke thënë se roli dhe kontributi i grave shqiptare për liri, pavarësi, paqe e demokraci, nuk mund të fshehet nga askush.
“Historia, pra edhe roli dhe kontributi grandioz i grave shqiptare për Liri, Pavarësi, Paqe e Demokraci, nuk mund të fshehet nga askush, aq më pak nga një ” Fake Presidente”. Nderim të gjitha grave që punuan e sakrifikuan dhe ende punojnë për këtë vend!”, ka shkruar Tërmkolli.