Tërmkolli i reagon Kurtit për Protestën Studentore të 1 Tetorit: Turp, Albin trimi! - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tërmkolli i reagon Kurtit për Protestën Studentore të 1 Tetorit: Turp, Albin trimi!

    Insajderi
    01 October 2023 - 23:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-deputetja e LDK-së Melihate Tërmkolli, ka hedhur kritika në drejtim të kryeministri Albin Kurti, për postimin e tij për Protestën Studentore më 1 Tetor 1997.

    Meqenëse kryeministri Kurti tha se“Protesta studentore e 1 tetorit 1997, theu një heshtje dhe frikë të gjatë dhe popullit nisi t’i rikthehej guximi e dinjiteti” Tërmkolli e ka quajtur të turpshme këtë deklaratë të tij.

    Sipas saj me këtë deklaratë, Kurti e ka ofenduar një popull të tërë.

    ” Turp për Albin Kurtin që edhe sot ka gjetë kohë të ofendojë një popull të tërë si frikacak e pa dinjitet, në një kohë (vitet 90-ta), kur shqiptarët me dijen, guximin e dinjitetin më të lartë kombëtar e politik organizuan rezistencën e luftën më masive dhe më aktive kundër okupatorit serb, për liri e shtet të pavarur”, ka shkruar ajo.

    Postimi i saj i plotë:

    Turp, Albin trimi!

    Albin Kurti: ”Protesta studentore e 1 tetorit 1997, theu një heshtje dhe frikë të gjatë dhe popullit nisi t’i rikthehej guximi e dinjiteti“.

    Respekt për studentët dhe protestën e 1 Tetorit 1997!

    Respekt për protestën-marshin e grave të Kosovës më 21 prill 1996!

    Turp për Albin Kurtin që edhe sot ka gjetë kohë të ofendojë një popull të tërë si frikacak e pa dinjitet, në një kohë (vitet 90-ta), kur shqiptarët me dijen, guximin e dinjitetin më të lartë kombëtar e politik organizuan rezistencën e luftën më masive dhe më aktive kundër okupatorit serb, për liri e shtet të pavarur.

    Asnjë popull në botë nuk bëhet as trim as i dinjitetshëm me një akt proteste, po nuk qe i tillë!

    Fundja, studentët ishin pjesë e këtij populli.

    Të tillët si A. Kurti, derisa të jenë gjallë do të merren me liderin unik e historik të shqiptarëve, dr. Ibrahim Rugova, të cilit nuk ia “falin” kurrë e kurrë pse i orientoi shqiptarët e Kosovën kah perëndimi, kah rrënjët e veta dardane e jo kah marksizëm leninizmi i Enver Hoxhës dhe “vëllëzërve serbë”.

    Turp, Albin trimi!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark