Deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Melihate Termkolli ka kërkuar nga Presidenti Hashim Thaçi të kthejë në parlament ligjin për Obiliqin me arsyetimin se një dokument i tillë është diskriminues pasi nuk përfshinë të gjitha zonat e ndotura aty.
Përmes një letre dwrguara Thacit, Termkolli thotë se ligji është diskriminues dhe i papranueshëm, pasi sipas saj në të nuk është përcaktuar qartë se çka është zonë e ndotur dhe burim i ndotjes.
“Zona në distancë ajrore deri pesëmijë metra, lë jashtë rregullimit dhe përfshirjes në ligj shumë vendbanime dhe hapësira në komunën e Fushë Kosovës, të cilat janë rrëzë të gjitha burimeve të ndotjes të parapara me këtë ligj (përvec termocentraleve që e kalon rrezen prej pesëmijë metra)”.
“Banorët e këtyre vendbanimeve dhe hapësirat në to ( Bardh i madh, Lismir, qendra Fushë Kosovë, Miradi e ulët, Kuzmin, Vragoli etj) janë të rrezikuar njësoj, në mos edhe më tepër se vendbanimet që sipas ligjit hyjnë në zonën prej pesëmijë metrashkruan Termkolli në letrën dërguara Thacit.
Kuvendi i Republikës Kosovës e ka miratuar Ligjin për Obiliqin me 30 nëntor. /Insajderi.com