
Mijëra protestues në Tiranë po protestojnë kundër vizitës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Ballkanit të Hapur. Aty është parë ish-ministrja e LDK-së, Melihate Tërmkolli.
Tërmkolli tha se Ballkani i Hapur është një thikë pas shpine për shqiptarët.
Sipas saj, Ballkani i Hapur është përpjekja e fundit e Vuçiqit që të realizojë planin shumë vjeçar serb por që kjo nuk do të ndodhë.
Tërmkolli: Edhe po ta njeh Serbia shtetin e Kosovës nuk do ta njohim Ballkanin e Hapur
“Do sorosian të ri i kam dëgjuar duke thënë se nëse Serbia njeh Kosovën do ta pranojmë Ballkanin e Hapur, kurrë dhe asnjëherë. Edhe po ta njeh Kosovën nuk do ta njohim Ballkanin e Hapur. Edi Rama bën mirë që sot e nesër të bëjë vetëm një veprim, ta shpall nul këtë paktë dhe duhet ta bën një gjë të tillë. Nuk e duron Kosova, nuk e durojnë shqiptarët këtë pakt. Ai tha se ne shqiptarët kemi vetëm një paktë dhe atë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropën, me perëndimin. Kjo është lidhja jonë, ky është pakti ynë“, tha ajo.
Ai tha se Vuçiqi është kritikuesi më i madh i Millosheviqit, jo për tjetër por për shkak se nuk arriti t’i shfarosi shqiptarët.
Qerkini, Kurtit: Mbyllma gojen me plan program konkret per te pagjeturit – YouTube