Tërmkolli: PDK po fshihet prapa opozitës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tërmkolli: PDK po fshihet prapa opozitës

    Insajderi
    10 May 2017 - 12:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, e ka akuzuar Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) për fshehje prapa mocionit të iniciuar nga partia opozitare NISMA për Kosovën.

    “Mocioni është formalisht i prezantuar nga opozita”, tha Tërmkolli, duke shtuar se i vjen keq që opozita ka rënë në kurthin e tjetërkujt, duke aluduar kështu në PDK.

    “Është e mjerueshme që PDK-ja të fshihet pas opozitës”, tha  ajo.

    Tërmkolli akuzoi edhe deputetët e PDK-së duke thënë se shpesh nuk po marrin pjesë në seancat e Kuvendit, edhe pse po ankohen për mungesën e vendimmarrjes.

    Ajo komentoi edhe thirrjen e shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti i cili ftoi deputetët që të përkrahin vullnetin e popullit, thirrje indirekte për kolegët e tij nga PDK që të votojnë mocionin e rrëzimin e qeverisë Mustafa.

    Këtë thirrje të Pajazitit, deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli e quajti demagogji, duke thënë atij që më mirë do të ishte të tregohej i sinqertë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark