Termokos ndërron gypat e vjetër, bllokohen pjesë të rrugëve në qendër të Prishtinës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Termokos ndërron gypat e vjetër, bllokohen pjesë të rrugëve në qendër të Prishtinës

    Insajderi
    07 July 2016 - 16:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Prishtinës ka njoftuar të enjten se  se nga e marta, më 12 korrik, rruga “Luan Haradinaj”, fillimisht pjesa në mes të rrugës “Garibaldi” dhe ASK (American School of Kosova), e pastaj edhe pjesa në mes të rrugës “Garibaldi” dhe Gjykatës Kushtetuese, do të mbyllet për shkak të zhvillimit të punimeve disa ditore në të nga Ndërmarrja “Termokos”.

    Në kuadër të rehabilitimit të rrjetit të ngrohjes, Ndërmarrja “Termokos” do t’i ndërrojë gypat e vjetruar dhe do t’i zëvendësojë ata me të rinj, njofton Komuna e Prishtinës përmes një komunikate.

    “Punimet do të zgjasin nga data 12 e deri më 27 korrik në të dy pjesët. Gjatë gjithë kësaj kohe, rruga “Garibaldi” do të jetë e hapur për qarkullim të plotë”./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark