Termokosi më në fund ndal ngrohjen në qytet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Termokosi më në fund ndal ngrohjen në qytet

    Insajderi
    15 April 2016 - 10:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ngrohtorja e Prishtinës, Termokosi, ka njoftuar të premten se ka mbyllur sezoni ngrohës 2015/2016.

    Këtë e ka bërë të ditur Termokosi përmes një komunikatë për media, sipas të cilëve është vlerësuar se ky sezon ka pasur furnizim me ngrohje pa ndërprerje.

    “Si rezultat i ngrohjes së mjaftueshme dhe cilësore, që u kemi ofruar konsumatorëve tanë, ka pasur një rrjedhojë shumë pozitive edhe në rritjen e shkallës së inkasimit, e cila në raport me sezonin e kaluar ngrohës është 71 për qind më e lartë”, thuhet në komunikatë.

    “Termokos falënderon konsumatorët, që kanë kontribuar në ngrit jen e shkallës së inkasimit”.

    Pas përfundimit të këtij sezoni ngrohës, Termokos-i synon të realizojë fazën e tretë dhe katërt të Projektit të koogjenerimit, ku përfshihen rehabilitimi i rrjetit ekzistues dhe 50 nënstacioneve të ngrohjes si dhe krijimi i kushteve për fillimin e zgjerimit të rrjetit të ngrohjes, thuhet në njoftim.

    Termokosi ka filluar po ashtu implementimin e Ligjit për faljen e borxheve publike, nga i cili deri më tani kanë përfituar mbi 1 mijë e 300 konsumatorë.

    Kjo kompani ka ftuar gjithë ata konsumatorë që kanë borxhe ndaj kompanisë, të paraqiten në Shërbimin për konsumatorë për të përfituar nga mundësitë, që ofron ky ligj.

    Për shkak të motit të mirë që ka qenë ditëve të fundit,  qytetarët kanë kërkuar që ngrohja të ndalet edhe më herët./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark