Tërnava: Fushë Kosova ka mbetur pa shesh, pa stadium e pa shtëpi kulture - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Tërnava: Fushë Kosova ka mbetur pa shesh, pa stadium e pa shtëpi kulture

    Insajderi
    07 October 2025 - 23:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, Rrahim Tërnava, ka kritikuar gjendjen aktuale të komunës, duke thënë se për vite të tëra mungojnë investimet bazike në infrastrukturë dhe hapësira publike.

    Tërnava ka theksuar se lajmet për Fushë Kosovën zakonisht flasin për mospunë ose punë të bëra keq e disa herë rresht, gjë që sipas tij tregon mungesë të plotë përgjegjësie nga qeverisja komunale.

    “Zakonisht, lajmet bëhen në Fushë Kosovë vetëm për mospunë, ose për punë që një punë bëhet tri-katër herë dhe prapë nuk bëhet qysh duhet. Asnjë punë s’është që e kanë prekë,” ka deklaruar Tërnava.

    Ai ka përmendur disa nga mungesat kryesore në qytet.

    “Qytetarët e Fushë Kosovës s’kanë shesh, s’kanë stadium, s’kanë shtëpi kulture, s’kanë parqe ku me dalë. Nuk ka trafik të rregullt që lidh fshatrat dhe qendrën, sidomos në orët e vona, që të rinjtë të kenë mundësi të zhvillohen dhe të kalojnë kohën në mënyrë dinjitoze.”

    Sipas kandidatit të PDK-së, Fushë Kosova ka nevojë për një vizion të ri dhe qeverisje efikase, që sjell zhvillim të qëndrueshëm dhe infrastrukturë moderne për qytetarët e saj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark