×
  • Lajme
  • Lajme

    Tërnava kritikon “Lëvizjen e Deçanit”: Fushatë tendencioze, po prish harmoninë

    Insajderi
    12 September 2024 - 10:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava, e ka kritikuar “Lëvizjen e Deçanit” për fushatë tendencioze. Kjo e fundit është cilësuar si fushatë anti-islamiste.

    Tërnava e ka thënë një gjë të tillë në një mbledhje të kryesisë së BIK’ut përgjatë ditës së djeshme, shkruan Insajderi.

    Siç njofton BIK për media, Tërnava ka vlerësuar se kjo lëvizje po e prish harmoninë dhe bashkëjetesën ndërfetare.

    “Në këtë mbledhje Kryesia diskutoi për situatën aktuale, sidomos për paraqitjen e disa lëvizjeve me fushata tendencioze, që atakojnë vlerat tona fetare dhe kombëtare, e të cilat po sulmojnë harmoninë dhe bashkëjetesën ndërfetare në vendin tonë, vlerë kjo e kombit shqiptar, e njohur botërisht. Myftiu Tërnava me këtë rast tha se këto paraqitje me këtë gjuhë të urrejtjes po prishin harmoninë dhe bashkëjetesën ndërfetare”, thuhet në njoftimin e BIK-ut. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark