Muftiu i Kosovës, Naim Tërnava i ka dërguar një letër kryetarit të DIJANET-it, Mehmet Gormez, pas tentimit të dështuar të grusht shtetit në Turqi, thuhet në një njoftim në faqen zyrtare të Bashkësisë Islame të Kosovës në Facebook, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke iu drejtuar, kryetarit të DIJANET-it si “vëlla i dashur”, Tërnava ka shprehur shqetësimin e tij për ngjarjet dramatike të së premtës në Turqi, i cili theksoi mirëpritjen që populli mik turk ka tejkaluar këtë situatë të rëndë, duke ruajtur vlerat demokratike, institucionet legjitime, si dhe rendin kushtuese në vend.
“I nderuari vëlla Gormez, po ashtu çmoi lart dhe ju përgëzoj për rolin dhe kontributin tuaj në tejkalimin e asaj ngjarjeje të rëndë. Ju bëtë një akt patriotik për vendin, popullin, vlerat demokratike dhe institucionet. Destabiliteti i Turqisë, është i papranueshëm e i dhimbshëm për popullin dhe vendin tonë, andaj më lejoni që edhe njëherë të shpreh mbështetjen dhe përkrahjen tonë për Turqinë, lidershipin e saj dhe popullin vëlla turk”, shprehet më tej Tërnava në letrën e tij dërguar kryetarit Gormez.
Tërnava gjithashtu duke iu lutur Zotit që ta ruajë Turqinë, shtet i cili është miku, përkrahësi, mbështetësi dhe aleati i padiskutueshëm i Kosovës, në letër ka shprehur se “Angazhohemi dhe dëshirojmë një Turqi të fortë, stabile e demokratike”.