Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka mbajtur sot një konferencë për media në lidhje me grevën në arsim. Ai ka bërë thirrje SBASHK-ut që të ndërpresë grevën në arsim.
Ai ka thënë se Bashkësia Islame e Kosovës i mbështetë kërkesat e mësimdhënësve, por se greva duhet të ndërpritet sa më parë.
“Ne mbështesim kërkesën e tyre për pagë të dinjitetshme. Thërras SBASHK-un për hir të misionit që bartin mbi vete, sot ta ndërpresin grevën, po ashtu edhe sindikatën e shërbyesve civilë. Të drejtat e tyre sindikale t’i kërkojnë përmes dialogut social. Apeloj te të dy udhëheqësit e sindikatave që në këto momente të tregohen të mençur dhe të urtë. Është koha për unitet veprues”, pohoi Tërnava.
Ai gjithashtu i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës që ta miratojë sa më parë Ligjin e Pagave.
“Gjithashtu i bëj thirrje Qeverisë së Kosovës e Kuvendit që ta miratojë sa më parë Ligjin e Pagave dhe të merren parasysh kërkesat e grevistëve. Mbes me shpresë që nesër mësuesit t’i kemi në bankat shkollore”, tha ndër të tjera Tërnava në një konferencë për media”, tha ai.