Tërnava ironizon para Kurtit me ngërçin politik: Po t’i therin nga një kurban deputetët, ndoshta hapen rrugët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tërnava ironizon para Kurtit me ngërçin politik: Po t’i therin nga një kurban deputetët, ndoshta hapen rrugët

    Insajderi
    06 June 2025 - 09:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës priti në takim kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

    Gjatë këtij takimi, Muftiu i Kosovës, Naim Tërnava, foli me tone ironike për situatën politike në vend. Ai tha se kishte menduar t’i ftonte të gjithë deputetët e Kuvendit për të therur nga një kurban, me shpresën se një akt i tillë simbolik do të ndihmonte në zgjidhjen e ngërçit politik.

    “Desha t’i ftojë të gjithë deputetët e parlamentit ta prejmë nga një kurban. Ndoshta po ju shkon mbarë e mirë. Ndoshta hapen rrugët,” u shpreh Tërnava, përcjell Insajderi.

    Ndër të tjera, ai vuri theksin edhe te rënia e natalitetit në Kosovë. Muftiu tha se ka propozuar që atyre që kanë katër ose pesë fëmijë t’u sigurohet një banesë, për ta nxitur shtimin e popullsisë.

    “Temë e kam pasur natalitetin dhe kam kërkuar kush i ka nga 4-5 fëmijë t’i bëhet një banesë se po zbehet Kosova. Ka rënë shumë nataliteti”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark