×
  • Lajme
  • Lajme

    Tërnava uron Kurban Bajramin, lutet për stabilitet në Kosovë e për paqe në Palestinë dhe Ukrainë

    Insajderi
    15 June 2024 - 11:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nesër besimtarët e fesë myslimane festojnë Kurban Bajramin.

    Me këtë rast myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i është drejtuar besimtarëve ku ka bërë thirrje për paqe në vend e botë.

    “Ju uroj edhe Ditën e Çlirimit të vendit tonë, ditë për të cilën u sakrifikuan breza të shumtë që Kosova të fitojë pavarësinë e saj”.

    “Së bashku me miliona haxhilerë nga e mbarë bota, të cilët sot gjenden në Mekën e shenjtë janë edhe një numër i konsiderueshëm nga Kosova por edhe nga mërgata e largët të cilët bëjnë lutje për faljen e mëkateve. Ata bëjnë lutje me dashuri ndaj atdheut e cila buron nga besimi i drejt dhe sinqeriteti i thellë.  Lutën për sigurinë e atdheut, për lutjen që bëri Ibrahimi për Mekën e bekuar”.

    “Festat tona fetare duhet të shfrytëzohen për të sjell lumturi dhe gëzim në zemrat e atyre që kanë nevojë. Duke trajtuar të sëmurët e vizituar të afërmit. Duke shkëmbyer urime me miqtë dhe duke i mbjell këto vlera në mendjet dhe zemrat e fëmijëve dhe të rinjve tanë”, tha Tërnava, njofton Klankosova.tv.

    Më tej, Tërnava bëri lutje që Kosovën, Zoti ta mbulojë me paqe e t’i falë vendit dhe mbarë botës mirësi, begati, siguri e stabilitet.

    “E lus Zotin që të na mbulojë me paqe, t’i falë vendit tonë dhe mbarë botës mirësi, begati, siguri dhe stabilitet. E në veçanti, të lutemi o Zot që paqja të kthehet edhe në Palestinë e në Ukrainë”. “Ne si qytetarë të këtij vendi, duhet të punojmë në promovimin e paqes, hapjen e vëllazërisë dhe tolerancës, larg konflikteve dhe luftërave, gjithnjë të gatshëm për t’i konsoliduar vlerat e vëllazërisë dhe bashkëjetesës njerëzore

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark