
Kandidati për asamble komunale në Fushë Kosovë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrahim Tërnava, ka zhvilluar një aktivitet me biçikleta së bashku me qytetarë, kandidatë për Kuvendin Komunal dhe anëtarë të partisë.
Ai tha se ky aktivitet kishte për qëllim të shikonte nga afër mundësitë për krijimin e shtigjeve të sigurta dhe funksionale për çiklistë në qytet.
Tërnava gjithashtu paralajmëroi se gjatë mandatit të tij synon që muaji shtator të shpallet si “muaji i biçikletave” në Fushë Kosovë, duke theksuar se në këtë periudhë do të organizohet aktiviteti sportiv “Tour de Fushë Kosovë”, ku pritet të marrin pjesë çiklistë nga vende të ndryshme të Evropës.