×
  • Lajme
  • Lajme

    Terror e dhunë në gjykatën e Fierit, familjarët e Mateos kërkojnë me ngulm vrasësin e djalit

    Insajderi
    18 November 2021 - 10:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot do të mbahet në gjykatën e Fierit seanca e parë për Klodian Çalamanin i cili vrau dhe groposi në oborrin e tij fëmijën 8 vjeç, Mateo Vasiu.

    Familjarët e Mateos kanë pushtuar sot gjykatën duke kërkuar autorin e krimit të rëndë.

    Të traumatizuar nga ngjarja e rëndë dhe të shumtë në numër, familjarët kanë hyrë me forcë në gjykatë duke kërkuar nëpër koridore Çalamanin.

    Siç mund ta shihni edhe në videon e bashkëngjitur lajmit familjarët kanë hyrë me forcë dhe kanë thyer disa dritare dhe dyer duke u kërkuar policisë llogari mbi vendndodhjen e vrasësit të djalit të tyre.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark