Terroristët dëshironin një kamion 7.5 ton për të kryer sulmin në Londër – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Terroristët dëshironin një kamion 7.5 ton për të kryer sulmin në Londër

    Insajderi
    10 June 2017 - 12:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tre terroristët e sulmit në Urën e Londrës javën e shkuar, kishin tentuar të merrnin me qira një kamion prej 7.5 tonë, i ngjashëm me atë që u përdor për masakrën e Nisës vitin e shkuar në Francë.

    Por objektivi ka dështuar për shkak se transaksioni i pagesës ka shkuar keq. Ndërkohë policia ka arrestuar dy persona të tjerë, një 27-vjeçar dhe një 28, gjatë një operacioni në lindje të Londrës.

    Po ashtu, policia ka saktësuar se tre terroristët e sulmit, Khuram Shazad Butt, Rachid Redouane e Youssef Zaghba, kishin me vete thika prej qeramike të lidhura në kyçet e duarve dhe kishin fshehur në furgon 13 shishe me zjarr përcjellës, të cilat nuk patën kohë t’i përdornin sepse u ekzekutuan brenda 60 sekondash nga policia.

    Në mjetin e tyre, policia gjeti edhe çanta me zhavorr, karrige dhe një valixhe. Të tre, kishin marrë me qira edhe një apartament në Barking për ta përdorur si strehë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    22 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark