Hassan Hanafi, një ish-udhëheqës i medieve të grupit terrorist Al-Shaabab, ishte i lidhur në një shesh të akademisë policore në kryeqytetin Mogadishu të Somalisë sot para se të shtinin në trupin e tij.
Ai u dënua me vdekje nga Gjykata Ushtarake në mars, pasi që ishte ekstraduar nga Kenia një vit më parë pas arrestimit të tij në vitin 2014.
Hanefi, koka e të cilit ishte e mbuluar me një fletë të bardhë përpara se të vritej, ishte i njohur gjerësisht për rregullimin e konferencave për shtyp në vitet kur militantët e kontrollonin qytetin.
Grupi terrorist Al-Shaabab ishin rrëzuar nga pushtimi i qytetit nga forcat paqeruajtëse të Bashkimit Afrikan në vitin 2011.
Por grupi ende ka një rrënjë të fortë në Somali, pasi organizon sulme të shpeshta për ta rrëzuar qeverinë e mbështëetur nga Perëndimi. /Insajderi.com