Terrorizmi islamik është sfida më e madhe me të cilen përballet Gjermania, ka thënë sot kancelarja gjermane, Angela Merkel gjatë fjalimit të fundvitit para kombit, raporton Reuters.
Ajo është zotuar se do të hartohen ligje që do përmirësojnë sigurinë pas sulmit që u krye në tregun e Krishtlindjeve në Berlin.
Në këtë sulm u vranë 12 persona, ndërsa u plagosën 49 të tjerë.
Merkel, e cila ka njoftuar se në vitin 2017 do të garojë për mandatin e gjashtë në postin e kancaleres, vitin që e po e lëmë pas e përshkroi si vit që shumëkujt i la shije të keqe.
Siç shkruan REL, sondazhet tregojnë se blloku konservativ i saj është para subjekteve tjera, edhe atyre populiste në rritje në Gjermani.
“Viti i zgjedhjeve, 2017: Për Merkel, më asgjë nuk është e sigurt”, ka qenë titulli kryesor sot i të përditshmes gjerman, Bild.
Gazeta shkruan se një numër çdo herë në rritje i votuesve nuk e shohin më Merkel si kandidat të pakundërshtueshëm. /Insajderi.com