Një anëtar i një bande majmunësh që ka terrorizuar banorët e një qyteti japonez për javë të tëra është kapur dhe vrarë, thonë zyrtarët.
“Makakët” kanë plagosur pothuajse 50 persona në Yamaguchi.
Primati mashkull u gjet në mjediset e një shkolle të mesme të martën në mbrëmje nga gjuetarë të porositur posaçërisht.
Ajo u kap dhe më pas u vra kur u identifikua si një nga kafshët përgjegjëse për sulmet.
Autoritetet i kanë ruajtur majmunët që nga fillimi i sulmeve ndaj të rriturve dhe fëmijëve rreth tre javë më parë. Shumica e lëndimeve kanë qenë gërvishtje dhe pickime të lehta.
Incidentet janë ende duke u raportuar dhe kërkimi vazhdon për anëtarët e tjerë të bandës, tha një zyrtar në departamentin lokal të bujqësisë për AFP. /albeu.com