×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Tesla mban premtimin e një makine elektrike 35,000 dollarëshe

    Insajderi
    02 March 2019 - 10:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tesla lajmëroi ditën e sotme se do të fillojë shitjet e Model 3 në SHBA dhe Kanada për çmimin e premtuar prej 35,000 dollarësh.

    Për të ulur koston e makinës, kompania ka në plan të mbyllë dyqanet dhe të kalojë tek modeli i shitjeve vetëm online.

    Kompania e njohur e makinave elektrike prezantoi Model 3 në 2016-ën si një alternativë krahas modeleve luksoze të shiste.

    Megjithatë në Shtator çmimi mesatar i shitjes së makinës i kalonte 50,000 dollarët. Mbyllja e dyqaneve fizike do të reduktojë kostot e Tesla me 5%.

    Tesla aktualisht nga 378 dyqane në mbarë botën. Model 3 ka një rang prej 350 kilometrash me shpejtësi maksimale prej 210 km/h dhe statistikë 0-100 për 5.6 sekonda.

    Mese 400,000 konsumatorë kanë porositur makinën kur u prezantua por problemet me prodhimin dhe çmimet e larta kanë shtyrë vazhdimisht dërgesat.

    Gjatë vitit të kaluar firma ka ulur kapacitetin e baterisë së Model 3, rritur fuqinë e prodhimit dhe reduktuar kostot për të përmbushur premtimin e dhënë dy vite më parë.

    Që nga Qershori i vitit të kaluar Tesla ka larguar me mijëra nga puna. Shitjet e forta të Model 3 janë kritike për të ardhmen e kompanisë. Në dy tre mujorët e fundit të 2018-ës kompania shënoi fitim por pret humbje në tre muajt e parë të këtij viti.

    Ofrimi i një makine për 35,000 dollarë, aq sa kushtojnë edhe makinat me karburant, mund të rezultojë një hit për kompaninë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark