Testi i Maturës përsëri shpërndahet në internet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Testi i Maturës përsëri shpërndahet në internet

    Insajderi
    18 June 2016 - 10:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Megjithëse Policia e Kosovës dhe Ministria e Arsimit kanë thënë se janë marrë të gjitha masat që testi i maturës të mos shpërndahet më në rrjete sociale në internet, një gjë e tillë ka ndodhur edhe të shtunën kur po mbahet pjesa e dytë e testit të Maturës Shtetërore.

    Në një grup në Facebook, nxënësit kanë shpërndare testet duke kërkuar që të marrin përgjigjet e sakta.

    Ata kanë pasur kohë që të komentojnë poshtë fotografive duke treguar se në cilën shkollë janë dhe përgjigjet e sakta.

    Edhe testi i kaluar ishte shpërndarë në internet, por policia kishte arritur të identifikonte një person si përgjegjës për këtë.

    Ministria e kishte vlerësuar mbarëvajtjen e testit si pozitive megjithëse testi u shpërnda në internet./Insajderi.com

    TESTI 22222222

    testi 333333

    testi 444444


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark