Këtë vërtetim e ka bërë një djalosh i quajtur Jerry Rig Everthing, ku e ka publikuar një video duke bërë provë për testimin e fortësisë të iPhone 7.
Ekrani fillonte dhe gërvishtej në nivelin e 6 të fortësisë, ndërsa këllëfi i jashtëm prej alumini ia dilte me gërvishtjet e çelësave, por maja të mprehta si brisku mund ta dëmtonin kollaj.
Po ashtu edhe kamera rezultoi shumë e fortë pasi brisku nuk e gërvishte, vetëm materiale që i përgjigjeshin nivelit të 6 të fortësisë mund ta dëmtonin.
Megjithatë jo aq e fortë sa pretendon Apple, pasi ajo tha se kamera ishte e veshur me material safiri i cili mund të durojë edhe shkallë të tilla fortësie.
Gjithashtu iPhone 7 i rezistoi mjaft mirë testit të përkuljes dhe rezultoi më i fortë se iPhone 6./Insajderi.com