“Tetë muaj më parë Kosova aplikoi për anëtarësim në KiE, që nga atëherë nuk ndodhi asgjë” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Tetë muaj më parë Kosova aplikoi për anëtarësim në KiE, që nga atëherë nuk ndodhi asgjë”

    Insajderi
    17 January 2023 - 08:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti gjerman nga radhët e CDU-së, Knut Abraham, ka thënë se i ka shkruar Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, lidhur me aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës.

    Abraham në një postim në Twitter, thotë që edhe pse kanë kaluar tetë muaj, ende nuk është bërë asgjë në lidhje me aplikimin e Kosovës për në KiE.

    “Tetë muaj më parë Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshill të Evropës. Që nga atëherë nuk ndodhi asgjë. Sot e pyeta Komitetin e Ministrave kur ata përfundimisht planifikojnë ta referojnë kërkesën e Kosovës për opinion në Asamblenë Parlamentare?”, shkruan Abraham.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark