Tetë persona dyshohet se janë rrahur ndërmjet vete në Plemetin të Obiliqit.
Sipas policisë, gjashtë prej tyre janë arrestuar, ndërsa disa prej tyre janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete tetë persona të dyshuar meshkuj kosovarë. Të dyshuarit që kanë pësuar lëndime trupore janë dërguar në tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit gjashtë të dyshuar janë arrestuar dhe dërgohen në mbajtje, ndërsa dy të dyshuar të mitur vazhdojnë në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.