×
  • Lajme
  • Lajme

    Tetë policët e lënduar në aksidentin në veri po trajtohen në Emergjencën e Mitrovicës, kjo është gjendja e tyre

    Insajderi
    13 December 2024 - 22:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident i autoblindës së Policisë se Kosovës ka ndodhur sot në veri.

    Tetë policët e lënduar nga aksidenti në fshatin Grabovc të Leposavqit, janë duke u trajtuar në emergjencën e spitalit të Mitrovicës. 

    Zëdhënësja e Spitalit Regjional, Nita Hakaj, tha se për momentin nuk kanë më shumë detaje.

    “Tetë policët e lënduar janë duke e marrë trajtimin në Emergjencën e spitalit të Mitrovicës, por  nuk kemi më shumë detaje sepse janë duke u ekzaminuar”, ka thënë ajo.

    Zëvendësdrejtor i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut, po ashtu ka konfirmuar aksidentin.

    Sipas tij të lënduarit janë në gjendje stabile.

    “Rreth orës 20.00 në fshatin Grabovc ka ndodh një vet aksident ku është involvuar një mjet i blinduar i policisë dhe disa polic. Ka të lënduar por gjendja e tyre është stabile (sipas mjekëve). Të lënduarit janë në spitalin rajonal Mitrovica Jugu”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark