Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 3559 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 650 qytetarë.
Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë nga koronavirusi 8 qytetarë, mes tyre edhe një fëmijë 5 vjeç nga Saranda.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 158 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.