Meqë muaji tetor në të gjithë botën njihet si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin, Kompania Interex për të 3 vit ka shprehur gatishmërinë dhe bashkëpunimin e plotë me Spitalin Amerikan , për organizimin e një kampanje.
Me anë të kësaj kampanje Interex këtë vit ka mundësuar kontrolla falas të gjithë stafit të tij si dhe të gjitha gratë do të kenë mundësinë të informohen rreth kancerit të gjirit, e kjo do të arrihet me shpërndarjen e broshurave informuese, se si ta bëni vet-kontrollin në shtëpi, por kjo nuk është e gjitha.
Pasi të informoheni nga këto broshura të gjitha ato raste për të cilat dyshohen se mund ta kenë këtë lloj kanceri do të kenë mundësi të Kontrollohen falas rreth sëmundjes në Spitalin Amerikan, dhe kjo falë Interex-it.
Interex, mendon jo vetëm për nevojat dhe dëshirat e konsumatorëve, por edhe për shëndetin dhe mirëqenien e tyre.
Gjithmonë aty për ju, Interex!