×
  • Lajme
  • Lajme

    Tezakja e presidentes Osmani emërohet si Notere nga Minsitria e Drejtësisë

    Insajderi
    15 July 2024 - 17:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Drejtësisë ka publikuar të hënën vendimet për emërimin e 100 noterëve të rinj.

    Në mësim e emrave që janë emëruar si noterë të rinj është edhe një familjare e afërt e presidentes, Vjosa Osmani.

    Luljeta Plakolli Kasumi është emëruar notere. Insajderi mëson se Plakolli Kasumi është vajza e tezës së presidentës Osmani.

    Vendimin për emërimin e saj e ka publikuar Ministria e Drejtësisë, vendim ky i nënshkruar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

    Sipas vendimit të publikuar nga Ministria e Drejtësisë, Luljeta Plakolli Kasumi  është caktuar në juridiksionin territorial të Komunës së Mitrovicës.

    Kujtojmë se Luljeta Plakolli – Kasumi në vitin 2022 ishte zgjedhur Ushtruese e Detyrës së pozitës së Rektores së Universitetit të Prishtinës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark