Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi, pse Gjesti ndërroi mendje në spektakël? - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi, pse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

    Insajderi
    23 February 2025 - 21:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjesti pati disa avantazhe në Big Brother VIP si lider me hapjen e ‘Valixhes së Tundimeve’.

    Në njërën nga zarfet, artisti nga Kosova do t’i zgjidhte shtatë banorë për t’u rikthyer sërish në shtëpi, por vetëm tre prej tyre do ta kenë fatin me anë të publikut.

    E ai me këtë rast zgjodhi: Krisën, G Banin, Jozin, Gert Ferrën, Klajdi Musabelliun dhe Redonin.

    Zgjedhja e dy personazheve që u përjashtuan për shkak të tij ka qenë befasi, pasi gjatë ditës ai tha se nuk do që t’i shoh me sy.

    E madje theksoi se nëse do të hynin, ai do të dilte nga ky format, meqë e kanë dëmtuar.

    “Nuk dua të rikthehen njerëzit që më kanë prekur fizikisht, e deri në motër kanë shkuar. Nuk dua t’i shoh me sy. Unë eci nga shtëpia, nuk rri këtu”, u shpreh ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark