Tha se mediat në Kosovë ngjasojnë me kompani të kriminalizuara - AGK i reagon shefit të stafit të Kurtit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tha se mediat në Kosovë ngjasojnë me kompani të kriminalizuara – AGK i reagon shefit të stafit të Kurtit

    Insajderi
    21 March 2022 - 15:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i ka reaguar shefit të stafit të kryeministrit, Luan Dalipi, pasi tha se mediat në Kosovë ngjasojnë me kompani të kriminalizuara.

    AGK ka dënuar gjuhën e Dalipit duke thënë se thirrja e tillë publike e njeriut më të afërt të kryeministrit Kurti në qeveri është shumë e rrezikshme, dhe thirrje e hapur për linçim.

    “Gjuha e zotit Dalipi është në vazhdimësi të sulmeve të individëve të shumicës parlamentare në Kosovë, që rrezikon direkt sigurinë e gazetarëve dhe rëndon klimën e të bërit gazetarit në vend”, thuhet në reagimin e AGK-së.

    Reagimi i plotë i AGK:

    AGK-ja dënon sulmin e shefit të stafit të kryeministrit, Luan Dalipi ndaj medieve

    Shefi i Stafit të kryeministrit Kurti, Luan Dalipi, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, sot ka sulmuar në mënyrë të paprecedent mediet në Kosovë, duke i lidhur ato me “biznese kriminale”, dhe duke u bërë thirrje atyre që ai i ndanë në “qytetarë të dinjitetshëm”, t’i bojkotojnë ato.

    AGK-ja konsideron se thirrja e tillë publike e njeriut më të afërt të kryeministrit Kurti në qeveri është shumë e rrezikshme, dhe thirrje e hapur për linçim.

    Gjuha e zotit Dalipi është në vazhdimësi të sulmeve të individëve të shumicës parlamentare në Kosovë, që rrezikon direkt sigurinë e gazetarëve dhe rëndon klimën e të bërit gazetarit në vend.

    #SafeJournalists


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark