Tha se Shtimja është e lirë pas 22 vitesh, analisti Nurellari i reagon ashpër kandidatit të VV-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tha se Shtimja është e lirë pas 22 vitesh, analisti Nurellari i reagon ashpër kandidatit të VV-së

    Insajderi
    16 November 2021 - 12:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analisti Adri Nurellari ka reaguar ndaj statusit të kandidatit të VV-së për Shtimen, Qemajl Aliu i cili deklaroi se Shtimja pas 22 viteve është e lirë.

    E për këtë Nurellari përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se “Kjo është narrativa zyrtare e Vetëvendosjes : relativizimi madje glorifikimi i Millosheviqit dhe demonizimi i rivaleve politik”.

    Nurellari thotë se “sipas kësaj propagande antikombëtarë, që është bërë retorike e përditshme e Vetëvendosjes, “Kosova nen okupimin serb paska qenë e lirë dhe e begatë por administrata ndërkombëtare e OKB dhe qeverisja shqiptare e paska shkatërruar”.

    Duhet theksuar se në të kaluarën kjo komunë qeverisej nga PDK.

    Ndaj këtij shkrimi të Aliut ka reaguar edhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku./nsajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark