Thaçi: Asociacioni dhe demarkacioni nuk ishin shqetësim për Haradinajn - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Asociacioni dhe demarkacioni nuk ishin shqetësim për Haradinajn

    Insajderi
    08 February 2016 - 11:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur pas takimit që është mbajtur sot në mes të përfaqësuesve politik tek Presidentja Atifete Jahjaga.

    Thaçi ka theksuar se është bërë përparim për të zgjidhur krizën pasi sipas tij, Ramush Haradinaj nuk e ka ngritur si shqetësim demarkacionin me Malin e Zi dhe asociacionin e komunave me shumicë serbe.

    “Është keq që pjesa me e madhe e opozitës nuk i është bashku këtij dialogu. Ajo çka vlerësoj pozitivë është se gjatë tërë takimit duke e vlerësuar prezencën e Harainajt, ai në asnjë cast nuk e ka ngritur si shqetësim çështjen e demarkacionit dhe asociacionit. Prandaj e vlerësoj si hapin e parë pozitiv të tij, ka thënë Thaçi.

    “Por, ai kishte shqetësim tjetër: shqetësimin e marrjes së pushtetit, apo agjendën elektorale” ka shtuar pas takimit Thaçi.

    Duket se takimi i mbajtur sot nuk ka përafruar qëndrimet në mes të liderëve politik.

    Pas këtij takimi, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka insistuar se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme në mënyrë që të zgjidhet kriza politike.

    Për më tepër, Haradinaj ka kërkuar që të ndryshoje dhe mënyra e zgjedhjes së presidentit, teksa ka kërkuar që kjo të ndodhë direkt nga populli.

    Por, Thaçi pas takimit ka mohuar të jetë diskutuar rreth kësaj çështje./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark