Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, me rastin e festës së Fitër Bajramit ku është pritur nga myftiu Naim Tërnava.
Thaçi uroi të gjithë qytetarët e besimit islam, duke dëshiruar forcimin e harmonisë ndërfetare në Kosovë. Pasi sipas tij kjo është festë e lutjeve, solidaritetit, respektit, e mirëkuptimit mes njerëzve.
” Edhe prej mysafirëve të shumtë tek myftiu Tërnava në Bashkësinë Islame, shihet se kjo festë është një festë e bashkimit, pa dallime feje, etnie apo përkatësie partiake. Të gjithë sot janë në këtë shtëpi të Zotit për të uruar, për të përgëzuar”,ka thënë presidenti Thaçi.