Thaçi: Beogradi përmend ‘Shqipërinë e Madhe’ për të justifikuar veprimet e saj – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Beogradi përmend ‘Shqipërinë e Madhe’ për të justifikuar veprimet e saj

    Insajderi
    11 May 2017 - 12:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti në largim i Shqipërisë, Bujar Nishani në takimin që ka pasur me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin kanë biseduar edhe për deklaratat e fundit nga politikanët shqiptarë dhe serbë për bashkimin kombëtar mes Kosovës dhe Shqipërisë.

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë që ndryshe nga Beogradi është përfolur edhe si krijimi i “Shqipërisë së Madhe” është propagandë e Beogradit.

    Thaçi tha se Serbia e përmend “Shqipërinë e Madhe” për t’i arsyetuar veprimet e veta destabilizuese.

    “Mediet serbe vazhdimisht e kanë në ballinë këtë term, ndërsa askush në Prishtinë apo Tiranë nuk e përmend Shqipërinë e Madhe. Ky term po përdoret nga Serbia për të justifikuar rolin e saj destruktiv në Kosovë, Bosnjë, por edhe në tërë Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Thaçi në një konferencë për media pas takimit me presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani.

    Ndërkaq, Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani tha se detyrë e Kosovës dhe Shqipërisë dhe e të gjitha shteteve shqiptare është të punojnë për integrim dhe zhvillim ekonomik.

    “Përpjekja për bashkim ka nisur jashtë kufirit administrativ të Shqipërisë së sotme. Detyra është të punojmë dhe forcojmë prosperitetin ekonomik të të dy vendeve tona. Proceset e tjera drejt integrimit janë rrugë që duhet ecur pa u ndalur”, ka thënë ai. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    01 February 2025
    Lajme
    01 February 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark