Thaçi: Çështja e të pagjeturve të bëhet prioritet në bisedimet në Bruksel - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Çështja e të pagjeturve të bëhet prioritet në bisedimet në Bruksel

    Insajderi
    03 November 2016 - 17:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot përfaqësuesit e familjeve të të pagjeturve të serbëve të Kosovës, me të cilët ka biseduar për problemin e të pagjeturve në përgjithësi dhe për mundësitë që sa më parë të zbardhet fati i të gjithë të pagjeturve.

    Presidenti Thaçi u shpreh se çështja e të pagjeturve është çështje humanitare dhe duhet të zbardhet sa më parë.

    “Fati i të gjithë të pagjeturve, pa dallim etnie, duhet të zbardhet sa më parë. Ky është edhe parakusht për drejtësi dhe për pajtim të sinqertë mes popujve”, u shpreh presidenti Thaçi.

    Përfaqësuesit e familjarëve u pajtuan me presidentin Thaçi, që kjo të bëhet një nga temat kryesore edhe në dialogun në Bruksel, thuhet në një komunikatë për media dërguar nga Presidenca.

    “Duhet që kjo çështje të hapet edhe në Bruksel, në dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, që të gjitha instancat, të gjitha institucionet, të punojnë që sa më parë të zgjidhet dhe të mbyllet kjo dhimbje dhe kjo vuajtje”, përfundoi Thaçi, thuhet në komunikatë./Insajderi.com

     

    *****


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark