Thaçi dekoron McCain me ‘Urdhërin e Lirisë’ – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi dekoron McCain me ‘Urdhërin e Lirisë’

    Insajderi
    14 April 2017 - 10:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka dekoruar senatorin amerikan John McCain, me ‘Urdhërin e Lirisë’. Ai me këtë rast e ka falënderuar ish ushtarakun amerikan, për ndihmën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

    Presidenti Thaçi i ka thënë McCain-it, se ai ishte zëri i Kosovës, kur vendi nuk kishte zë.

    “E tërë jeta juaj është në kontribut të lirisë. Në ditët tona më të vështira si komb ne gjetëm forcë në shëmbëlltyren. Me angazhimin tuaj ju dëshmuat se lira nuk është privilegj i të fortit por e drejtë e secilit person dhe kombi. Për kontributin tuaj për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës ju dekoroj me ‘Urdhërin e Lirisë’”, ka thënë Thaçi.

    Ndërsa McCain, ka thënë se është krenar që është në Kosovë disa vite pas konfliktit dhe tragjedisë. Por, nuk ka harruar të ja kujtojë Kosovës, se përpara ka ende kilometra për të kaluar.

    Megjithatë, sipas tij Kosova ka bërë shumë progres, dhe populli i saj duhet të jetë shumë krenar.

    Senatori McCain, ka premtuar se SHBA do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën, dhe personalisht do të punojë që Kosova të vazhdojë të jetë e lirë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark