Thaçi: Drejtësia do bëjë ndryshime rrënjësore ndaj korrupsionit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Drejtësia do bëjë ndryshime rrënjësore ndaj korrupsionit

    Insajderi
    15 April 2016 - 21:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në një intervistë për Zërin e Amerikës, presidenti i sapozgjedhur i vendit deklaroi se njerëzit që e udhëheqin drejtësinë në Kosovë do ta luftojnë në masë të madhe dhe efikase korrupsionin.

    “Unë kam besim te njerëzit që udhëheqin drejtësinë në Kosovë që mund të bëjnë ndryshime rrënjësore kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, u shpreh ish-lideri i PDK-së.

    Presidenti kosovar po ashtu foli edhe për situatën politike në vend, të cilën e konsideroi të qetë dhe jo më në krizë.

    “Unë vlerësoj se kriza tashmë është mbyllur, është e përfunduar jemi në një proces të rëndësishëm dhe dinamik si shtet në kuadër të forcimit dhe konsolidimit të institucioneve të shtetit tonë të ri, të institucioneve legjitime dhe legale”, tha Thaçi.

    Thaçi megjithatë u zotua t’i shërbejë të gjitha partive politike në vend pa dallime partiake, religjioze apo ideologjie. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark