Thaçi e Haxhi Shala shfaqen nga Haga në Ditën e Pavarësisë së Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi e Haxhi Shala shfaqen nga Haga në Ditën e Pavarësisë së Kosovës

    Insajderi
    17 February 2025 - 12:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala janë shfaqur përmes një lidhje direkte nga Haga.

    Ata janë parë të buzëqeshur teksa ishin në një lidhje direkte me familjarë të Shalës, nga e cila lidhje pastaj është shkëputur një fotografi, shkruan Insajderi.

    Djali i Shalës, Flakroni ka publikuar fotografi të dyshes kur ishin pjesë e UÇK dhe tani që po mbahen padrejtësisht në Hagë.

    “Nga fronti i luftës në 1999 te sfidat e sotme—gjithmonë në shërbim të Kosovës! Historia mund të ndryshojë, por idealet mbeten të pathyeshme. Gëzuar Pavarësinë, populli i Kosovës!”, ka shkruar ai.

    Theksojmë se me 4 shkurt, Shala është dënuar me tri vite burgim si dhe me 500 euro gjobë nga Gjykata Speciale për pengim të drejtësisë.

    Ndërsa gjykimi ndaj Thaçit është duke vazhduar.

    /Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark