
Presidenti në ardhje i Kosovës, Hashim Thaci, ka thënë se fillimi i punës së Gjykatës Speciale ka për të qenë shumë i vështirë, ashtu sikurse ka qenë edhe miratimi i saj.
Këtë deklaratë Thaci e dha për gazetën shqiptare Dita, duke thënë që ne e kemi pranuar këtë gjykatë sepse kemi dashur që të heqim njollën që i është vënë padrejtësisht luftës çlirimtare të UCK-së.
“Ne na është dashur që ta kapërdijmë këtë gjykatë që praktikohet për herë të parë në këtë model, sepse kemi dashur të heqim njëherë e mirë njollën e padrejtë që janë përpjekur t’i vëne luftës sonë dhe sepse kemi dashur të ruajmë partneritetin tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tjerë perëndimorë”, ka thënë Thaçi, raporton Insajderi.
Thaci më tej tha se është i bindur në luftën e drejtë të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës.
“Sepse jam i bindur që populli ynë ka zhvilluar një luftë të drejtë dhe të ndershme”, ka shtuar më tej Thaçi.
Thaçi ka thënë se “tradita e lëvizjes sonë kombëtare që trashëgojmë prej rilindësve, është mbështetur në një patriotizëm modern që kultivonte dashurinë për veten tonë e jo urrejtjen për tjetrin”. /Insajderi.com